Ribery mohon çdo lidhje me Epsteinin, paralajmëron padi NULL NULL 10.02.2026 20:11 10.02.2026 20:11 Foto: Filippo MONTEFORTE Franck Ribery ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me Jeffrey Epstein, duke njoftuar nisjen e padive për shpifje. Ish-futbollisti francez u përmend në një dokument të vitit 2019, të gjetur në dosjet e publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, por origjina dhe autenticiteti i tij mbeten të paqarta, raporton Klankosova.tv. Dokumenti, i paraqitur si letër e një gruaje nga Morlaix, përmban akuza të pambështetura ndaj Riberyt, të cilat avokati i tij i ka cilësuar krejtësisht të rreme. Ai njoftoi nisjen e procedurave penale kundër autores së letrës dhe çdo personi që vazhdon të shpërndajë informacionin e pavërtetë. “Liria e shprehjes nuk mund të justifikojë përhapjen e shpifjeve që dëmtojnë një ish-futbollist që kërkon të jetojë i qetë me familjen”, tha avokati i Riberyt.