Rezultatet në Gjilan – Sa vota i ndajnë Hysenin e Ismajlin? (VIDEO) NULL NULL 13.10.2025 12:35 13.10.2025 12:35 Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet komunale në Gjilan ishte mbi 41%. Në bazë të këtyre të dhënave, garën e kryeson Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 49.79% të votave, ndërsa pas tij renditet Arbër Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 34.24%. Kjo diferencë e bën të qartë se Gjilani pritet të shkojë në balotazh ndërmjet VV-së dhe LDK-së, nëse rezultatet përfundimtare nuk ndryshojnë. Ndërkohë Hyseni, ka deklaruar se pret që kjo përqindje të rritet me votat e diasporës dhe ato me kusht, për të cilat ai beson se janë në favor të tij. Sipas tij, diferenca e vogël prej vetëm 0.21% për të arritur shumicën absolute, mund të përmbyset dhe të shmangë balotazhin. Ndërkohë, Arbër Ismajli është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se ky rezultat është një hap i madh drejt ndryshimit. Ai pret që në balotazh të ketë një përmbysje të rezultatit në favor të tij, raportoi gazetari i Klan Kosovës, Herolind Ademi. Ndiqni kronikën e plotë, në videon vijuese: