Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipërisë në Luginën e Preshevës (VIDEO) NULL NULL 19.04.2026 17:44 19.04.2026 17:44 Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi i ftuar në emisionin “InfoMagazine” në Klan Kosova komentoi mundësinë e hapjes së konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc. Rexhepi tha se hapja e kësaj konsullate është e domosdoshme në mënyrë që të jetë sa më afër shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Realisht ne si Këshill Kombëtar Shqiptar e përshëndesim kërkesën e ministrit Hoxha për hapjen e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Luginë të Preshevës. Realisht, kjo iniciativë është e vitit 2019, ku ne si KKSH kemi kërkuar me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të hapim konsullatën shqiptare në Luginë të Preshevës dhe kjo kërkesë ishte një motor që i dha tani ministri Hoxha dhe realisht është e domosdoshme e kohës që konsullata e Republikës së Shqipërisë të hapet në Luginë të Preshevës dhe të jetë më afër qytetarëve sepse Lugina e Preshevës është realisht e banuar me shqiptarë në këto troje”, tha ai.