Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexhep Hoti: Veprat e piktorit Kaleshi, dhuratë për brezat e ardhshëm

NULL NULL
15.02.2016 11:20

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti  ka pritur sot piktorin me famë botërorë Omer Kaleshin i cili ka ardhur në Prishtinë për të pranuar medaljen presidenciale të meritave.

Hoti tha se vepra e Kaleshit është dhuratë e çmuar edhe për brezat e ardhshëm, dhe se piktura e tij është një pasqyrë e bukur e artit në përgjithësi.

Kaleshi është shprehur i lumtur që ka mundësi të jap kontribut për Kosovën nëpërmjet artit të tij.

Ai gjithashtu i ka dhuruar galerisë së Universitetit “Iliria” në Prishtinë 26 piktura të tij të përzgjedhura duke thënë se pikturat e dhuruara janë një dhuratë e tij për gjithë popullin e Kosovës.

Piktori Kaleshi për vite me radhë jeton në Paris të Francës.

Hoti në takim ka pritur edhe Jeton Ahmetajn, regjisor dhe profesor i regjisë së filmit në Universitetin e Prishtinës, Orhan Kerkezin, regjisor dhe Qani Mehmedin, gazetar me të cilët biseduan rreth artit pamor dhe përgjithësi e në veçanti rreth veprës së piktorit shqiptar Kaleshi.

Mehmedi ka folur rreth përkushtimit të piktorit Kaleshi për pikturën dhe për artin në përgjithësi.

Përfaqësuesit e artit, të pranishëm në takim, e cilësuan Kaleshin si një njeri i cili jeton me pikturën e vet dhe u shprehën se artistë të tillë i japin një imazh të bukur Kosovës dhe promovojnë artin shqiptar, edhe jashtë kufijve.

lajme të ngjashme