Reuters shkruan për arrestimin e parë nga Specialja NULL NULL 24.09.2020 15:16 24.09.2020 15:16 Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ka raportuar për arrestimin e ish-eprorit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa, nga ana e Gjykatës Speciale. Kjo agjenci tregon se Mustafa është arrestuar në Kosovë për shkak të një urdhër-arresti dhe tani po dërgohet për në Holandë, transmeton Klan Kosova. “Mustafa i cili është edhe i dyshuari i parë që aktualisht ndodhet në paraburgim, ishte një komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konflikti në Kosovë 1998-99”. “Gjykata përmes një deklarate të shkurtër ka konfirmuar se është ngritur aktakuzë kundër Mustafës, megjithatë nuk ka dhënë hollësi se me cilat akuza po përballet”. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje. Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa LAJMI I FUNDIT: Specialja e konfirmon, Salih Mustafa i arrestuari i parë Kush është i arrestuari i parë i Speciales? klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 6 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë