Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush është i arrestuari i parë i Speciales?

NULL NULL
24.09.2020 12:53

Gjykata Speciale ka filluar me procesin e arrestimeve të personave të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila ka konfirmuar se është arrestuar ish-eprori i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa, njofton Klan Kosova.

Në njoftimin e Speciales, është konfirmuar se Mustafa do të transferohet në Hagë.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Speciales. Ai po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, thuhet në njoftim.

Mirëpo cili ishte roli i Mustafës para dhe pas luftës në Kosovë?

Ai ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën  udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.

Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vjet burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.

Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Klikoni në vegëzat e mëposhtme për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa

LAJMI I FUNDIT: Specialja e konfirmon, Salih Mustafa i arrestuari i parë

 

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.