Reshjet e shiut shuajnë vatrat e zjarrit në Malin e Gjerë në Gjirokastër NULL NULL 29.07.2025 07:46 29.07.2025 07:46 Në orët e para të kësaj të marte, edhe në Gjirokastër janë regjistruar reshje shiu, të cilat kanë ndikuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në sipërfaqet me pyje e kullota në lartësitë e Malit të Gjerë. Këto reshje dhe ulja e temperaturave lehtësojnë disi të nxehtin afrikan, i cili prej fillimit të kësaj vere ka përfshirë zonën e Gjirokastrës, raporton Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.