Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rekordi i Guinness: “Hulku” kosovar, më i forti i botës (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 28.10.2023 20:32

Mbi trup iu ngarkuan 32 thasë çimentoje. Për disa sekonda Bujar Muli, arriti t’i mbajë plotë 1,531 kg, teksa qëndronte i shtritë ndër to.

E me këtë gjest që bëri, kosovari nga Vushtrria arriti të thyejë rekordin Guinness duke u zgjedhur njeriu më i fortë në botë. Lajmi iu kumtua tek një ditë më parë, përgjigje që siç njihet ndryshe “Hulku” shqiptar e priti moti kohë.

“Që 23 vjet jam duke ushtruar për me arritë këtë qëllim, është kohë shumë e gjatë, por kjo ndjenjë e fitores është e papërshkruar”, ka thënë Bujar Muli, njofton Klan Kosova.

Ushtrimet s’ishin çdo herë të thjeshta për sportistin e kësaj kategorie të veçantë, meqë vite më parë ai ishte këshilluar nga mjekët që ta linte këtë lloj sporti pasi trupi i tij kishte fituar një paralizë.

Por, tashmë burri më i fortë në gjithë rruzullin tokësor, vazhdoi rrugëtimin e tij, deri në realizimin e ëndrrës.

Bile, tashti ka edhe synime të reja, ku një peshë fort të madhe do ta mbajë me pjesën e përparme të trupit, teksa qëndron mbi gozhda. Me këtë, Muli, po thotë se do të bëhet për të dytën herë pjesë e librit më të famshëm në botë.

lajme të ngjashme