Rekordet në BBVK2, Bajra: Banorët kanë krijuar shumë ngjarje që janë komentuar (VIDEO) NULL NULL 05.02.2024 18:38 05.02.2024 18:38 Foto: Klan Kosova Diamant Bajra, shefi i rrjeteve sociale në Big Brother VIP Kosova 2, ka folur për sukseset dhe bujën e madhe që ka bërë ky edicion i spektaklit më të madh në vend në platformat online. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të gjitha këto u arritën falë punës së ekipit të rrjeteve sociale, por edhe banorëve të shtëpisë së BBVK2. “Të them të drejtën çdo gjë ka qenë e paparashikuar qoftë nga zhvillimet brenda shtëpisë, qoftë impaktit që do të ketë jashtë saj, edhe vet statistikat kanë të paparashikuara kanë dalë nga parashikimet tona”. “Totali i shikimeve ka arritur në 2 miliardë falë punës së palodhshme të ekipit të rrjeteve sociale, jemi shumë të lumtur që kemi arritur të bëjmë një gjë të tillë, por sidomos kjo nuk është vetëm për faktin se ne e kemi bërë punën asisoi që të bie në sy dhe të marrim vëmendjen e audiencës në përgjithësi por ka qenë edhe për shkak se banorët kanë qenë të atillë dhe kanë krijuar shumë ngjarje që janë komentuar edhe në platforma sociale”, ka thënë Bajra. /Klankosova.tv