Rekord dritash për festat e fundvitit në Danimarkë (VIDEO) NULL NULL 15.11.2015 20:29 15.11.2015 20:29 Danimarka tashmë ka filluar ditët e festave të fundvitit. Parku Tivoli në Kopenhagë të Danimarkës është stërmbushur me drita dhe dekorime festive për Krishtlindje, aty u ndezën 800 mijë drita. Vizitorët e këtij parku kanë mundësi të shohin pemën gjigante me 12 mijë llamba dhe 11 mijë pemë të tjera përreth. Shefi projektues në Tivoli, Jesper Kongshaug tha se ky park ka gjithsej 800 mijë drita festive dhe se ky ekip që e ka bërë të mundur këtë gjë janë duke i dhënë popullit një mbrëmje spektakulare me një teknologji moderne. E vizitorët thanë se pjesa më e bukur e ditës për ta vizituar këtë park padyshim se është errësira për të parë nga afër ndezjen e gjithë këtyre dritave. Tivoli, e cila u hap në vitin 1843, është një nga parqet më të vjetra zbavitëse në botë. I ndodhur në Kopenhagë, ai është parku më popullor turistik me të raportuar 4.5 milionë vizitorë në vitin 2014. Në sezonin e Krishtlindjeve vetëm afër një milion njerëz pritet të vijnë për ta vizituar, transmeton Klan Kosova. Këtu fëmijët kanë rastin ta shohin edhe babadimrin. E në këtë park padyshim se nuk mungojnë edhe pijet e ngrohta dhe verërat ku vizitorët kanë mundësi t’i shijojnë ato. Krishtilindjet në Tivoli u hapën të shtunën dhe do të zgjasin deri më 3 janar.