Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rekord botëror: India raporton rreth 402 mijë raste të reja me COVID-19

NULL NULL
01.05.2021 08:25

India sërish raportoi një rekord botëror për rastet e reja me COVID-19 ku gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 401 mijë e 993 infektime të reja.

Në të gjithë vendin vdekjet nga COVID-19 u rritën me 3 mijë e 523 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 211 mijë e 853, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka kapërcyer 19 milionë të infektuar teksa vendi po përballet me valën e dytë të COVID-19.

India ka shtuar rreth 7.7 milionë raste që nga fundi i shkurtit, sipas një liste të Reuters.

 

lajme të ngjashme