Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Regjistrohet gabimisht në kampionat pokeri, fiton 81,000 dollarë

NULL NULL
15.06.2015 22:49
Christian Pham celebrates during a bracelet ceremony after he won the World Series of Poker No-Limit Deuce-to-Seven Lowball Draw tournament Friday, June 12, 2015, in Las Vegas. Pham accidentally entered the No-Limit Deuce-to-Seven Lowball Draw tournament while trying to register for another. (AP Photo/John Locher)

Thonë se fatit nuk i dihet dhe duket se kjo thënie doli të jetë e vërtetë për Christian Pham.

40 vjeçari, Pham u nënshkrua gabimisht në ngjarjen botërore të lojës së pokerit. Ai tha se deshi të regjistrohej në një lojë tjetër më të thjeshtë që përfshin një limit prej 1500 dollarësh.

Pham u shpreh se e kuptoi gabimin e tij vetëm kur u shpërndanë letrat por ai vendosi gjithsesi të vazhdojë lojën ndonëse nuk kishte luajtur asnjëherë më parë.

“Pasi u shpërndanë letrat, ishte e pamundur të bëja diçka. Po ta kisha kuptuar më herët do të tërhiqesha nga gara” tha djaloshi me fat, transmeton Klan Kosova.

Por doli se krejt ky gabim ishte shumë me fat pasi Christian u largua nga loja me 81.314 dollarë të fituar.

“Është çështje fati por unë u përpoqa edhe ta studioj strategjinë. U përkushtova shumë që ta kuptoj se si po ecën loja dhe sa para e kur duhet të vë baste” përfundoi ai.

lajme të ngjashme