Regjistrimi i popullsisë fillon më 1 shtator, edhe serbët të përfshihen në proces NULL NULL 01.03.2023 10:22 01.03.2023 10:22 Menaxheri i Regjistrimit të Popullsisë në Agjencisë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë. Ky proces do të fillojë më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 16 tetor të këtij viti. “Ne i kemi përgatitë çështjet profesionale sa i përket Agjencisë së Statistikës. Të gjitha aktivitetet e nevojshme janë në linjë me kohën që pritet me u realizu regjistrimi i popullsisë nga muaji shtator 2023 edhe duke përfshirë fushata sensibilizuese që jemi në përfundim e sipër të fazës së parë, do të jemi edhe në vende tjera që ende nuk i kemi zhvilluar disa takime deri tani”, ka thënë Kastrati për Ekonomia Online, përcjell Klankosova.tv. Ai ka folur për mënyrën e zhvillimit të procesit në komunat veriore të banuara me serbë. Ai shpjegon se në këto komuna do të zhvillohen takime për t’i njoftuar qytetarët e asaj ane për procesin e regjistrimit të popullsisë. “Po, ne shpresojmë që edhe popullsia që jeton atje do të përfshihet në regjistrim dhe do t’i njoftojmë për procesin që është një proces i mirë për të gjithë, sepse secili ka dëshirë të di ku jeton, sa jetojnë, si jetojnë, dhe besoj që duhet të jenë pjesë e regjistrimit edhe komunitetet tjera joshqiptare”, tha Kastrati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guri (LDK): Motra e Salih Zybës u pranu në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO) 18 orë më parë