Refuzimi i Presidencës: Pëlqehet vendimi i familjes Jashari (VIDEO) NULL NULL 26.02.2026 20:30 26.02.2026 20:30 Postin e presidentit të vendit e refuzoi familja Jashari. Ky vendim po vlerësohet lart nga ish-luftëtari Ali Januzi, derisa një njohës i çështjeve politike thotë se vendimi ishte i pritshëm, raporton Klan Kosova. Edhe analisti, Arbnor Salihu, refuzimin për ta marrë pozitën e Presidentit të Kosovës po e sheh si veprim të duhur nga familja Jashari. “Në Afrikën e Jugut familjarët e Nelson Mandeles nuk kanë pranu me marrë poste shtetërore. Mandej edhe në Çeki e kemi Waslav Havellin, pastaj edhe presidenti i Uruguait, familjarët e tij nuk kanë marrë poste sepse arsyetimi i tyre ka qenë që postet shtetërore janë për popullin e jo për familjet mitike historike”, tha ai. Për më shumë, klikoni në kronikën e mëposhtme: