Red Bull “nuk ia var” gruas që akuzoi Horner për sjellje të papërshtatshme NULL NULL 07.03.2024 14:43 07.03.2024 14:43 Red Bull Gruaja që akuzoi drejtorin e ekipit të Formula 1, Christian Horner për sjellje të papërshtatshme është lënë anash nga Red Bulli. Ndaj 50-vjeçarit ishin ngritur akuza për sjellje të papërshtatshme dhe kontrolluese, të cilat ai i mohoi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Pas një hetimi të brendshëm, bordi i Red Bull hodhi poshtë ankesën javën e kaluar. “Kompania nuk mund të komentojë për këtë çështje të brendshme,” tha një zëdhënës.