Reciprociteti: 20 kamionë nga Serbia e njohën Republikën e Kosovës, 13 u kthyen prapë NULL NULL 04.06.2020 15:56 04.06.2020 15:56 Ndër vendimet e fundit të Qeverisë Kurti ishte edhe shtimi i masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Me vendimin në fuqi asnjë kamion nga Serbia nuk do të mund të futet në Kosovë nëse në mallra nuk shkruhet Republika e Kosovës, njofton Klan Kosova. Gjatë 24 orëve të fundit këtë vendim e kanë respektuar dy kamionë, ndërsa në total janë rreth 20 maune që pranuan Republikën e Kosovës. Megjithatë, ka të tjera që nuk pranojnë të importojnë mallrat e tyre duke e pranuar pavarësinë e Kosovës. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për klankosova.tv se 13 maune janë kthyer prapë në mungesë të dokumenteve të kërkuara dhe se të tjera nuk kanë ardhur që nga futja e masës në fuqi. “Gjatë 24 orëve të fundit dy maune me mallra të Serbisë, në total tani kemi rreth 20 maune të importuara që nga vendimi i reciprocitetit. 13 maune janë kthyer, pastaj të tjerat nuk kanë ardhur”. Stavileci ka konfirmuar se reciprociteti ka ulur importin e produkteve nga Serbia duke thënë se është ende herët të dihet efekti financiar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 4 orë më parë