Realiteti virtual Inarritus me ‘’Oscar’’ special NULL NULL 02.11.2017 16:48 02.11.2017 16:48 Mandatory Credit: Photo by David Fisher/REX/Shutterstock (5599373lx) Alejandro Gonzalez Inarritu - Achievement in Directing, The Revenant 88th Annual Academy Awards, Press Room, Los Angeles, America - 28 Feb 2016 Rrëfimi i emigrantëve që shtegtojnë në SHBA nga shkretëtira e Sonoras, i realizuar në një instilacion të realitetit virtual, do të ketë një çmim special ”Oscar”. Instalacioni ”Mish e rërë” (Carne y Arena), krijuar nga regjisori meksikan Alejandro Gonzalez Inarritu, do marr vlerësime për eksperiencën vizionare dhe të fuqishme në tregimin e rrëfimeve, transmeton Klan Kosova. Kështu kanë bërë të ditur përfaqësues të Academy Awards, teksa shtojnë se ky është çmimi i parë special ”Oscar” që ndahet që prej vitit 1996, atë botë kur ishte ndarë për ”Toy Story”. Instalacioni i quajtur ”Carne y Arena”, është i bazuar në ngjarje të vërteta që kanë të bëjnë me emigrantët. Lidhur me këtë vepër regjisori Inarritu ka thënë se ka takuar dhe intervistuar refugjatë meksikanë dhe të Amerikës Qëndrore ndërsa ishte duke bërë hulumtime për këtë projekt. Alejandro Gonzalez Inarritu deri më tani ka fituar “Oscar” për regjinë më të mirë, me “The Revenant” më 2016-të ku kishte protagonist Leonardo DiCaprio dhe një vit më parë për “Birdman”, që po ashtu ka marrë çmimin për filmin më të mirë, transmeton Klan Kosova.