Reali ia vë syrin Alexander-Arnoldit NULL NULL 22.03.2024 10:54 22.03.2024 10:54 Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit, lufton për topin me Vinicius Junior të Real Madridit gjatë ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Real Madrid në Stade de France në Saint Denis, 28 maj 2022. Foto: AP Klubi spanjoll, Real Madrid, po e monitoron për së afërmi situatën Trent Alexander-Arnoldit. Siç raporton gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, kontrata Alexander-Arnoldit i skadon në qershor të vitit 2025 dhe Reali është një prej shumë top-klubeve evropiane që po e ndjekin nga afër situatën. Romano thotë se aktualisht nuk ka bisedime që po zhvillohet për një marrëveshje të re me klubin e tij, Liverpoolin, dhe situata e krijuar në klub, me njoftimin e Jurgen Kloppit për largim dhe me ndryshimet në udhëheqje, ka çuar në situatën ku top-klubet evropiane besojnë se mund të kenë shansin për të nënshkruar me Trentin këtë verë, raporton Klankosova.tv. Alexander-Arnold ka luajtur në disa pozita për klubin dhe kombëtaren angleze viteve të fundit, duke iu shtuar kështu vlera. Livepooli nga ana e tij nuk ka dhënë ndonjë shenjë për shitjen e lojtarit në këtë fazë, pavarësisht situatës së paprecedent me kontratën e tij, i cili ka mbi 300 paraqitje për klubin. /Klankosova.tv