Reali apo City, kush e siguron biletën për në 1/16-tën e Champions? NULL NULL 19.02.2025 08:09 19.02.2025 08:09 Mbrëmë u zhvilluan katër ndeshje të fazës së Knockoutit në Champions League. Po kaq skuadra, e morën biletën për t’iu bashkuar tetë skuadrave të para që veçse e kanë këtë privilegj të luajnë në 1/16-tën. Feyenoord, Club Brugge, Bayern Munchen dhe Monaco, janë skuadrat që hyjnë në mesin e 16 më të mirë. E sonte do të kompletohet ky numër edhe me katër ekipe të tjera. Derbi kryesor i mbrëmjes, padyshim që do të jetë në “Santiago Bernabeu” ku do të përballen Real Madrid dhe Manchester City. “Mbretërit” e kanë një epërsi prej një goli pasi javën e kaluar në “Etihad Stadium” triumfuan me rezultat 3:2. Kjo lojë nis nga ora 21:00 dhe natyrisht që transmetohet në platformën më të madhe televizive, Artmotion. Tashmë thuajse Borussia Dortmund, e ka siguruar plasmanin për fazën tjetër pasi si mysafir në Portugali, e kishin deklasuar Sportingun e Lisbonës me rezultat 0:3. Por, mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i lojës. A do të kenë forcë portugezët që ta përmbysin rezultatin?. Mos e humbisni këtë përballje, me fillim nga ora 18:45. Një ballafaqim tjetër jashtëzakonisht interesant, do të jetë edhe ai mes PSV Eindhoven dhe Juventusit. “Zonja e vjetër” lojën e parë e ka fituar me rezultat 2:1. PSV-Juventus, nis nga ora 21:00. Kalimin tutje, thuajse të sigurt e ka edhe Paris Saint Germain përballë bashkkombasve të tyre të Brest. PSG fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3:0.