Real Madridi mposht Juventusin në praninë e 90 mijë tifozëve NULL NULL 31.07.2022 10:46 31.07.2022 10:46 Real Madrid mposhti Juventusin 2-0 të shtunën mbrëma në Pasadena, Kaliforni. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Rose Bowl”, në praninë e mbi 90 mijë tifozëve, transmeton Klankosova.tv. Golat u shënuan nga Karim Benzema dhe Marco Asensio. Benzema realizoi në minutën e 19’, derisa pavarësisht që kishte shumë raste nga dy anët, u mbyll me këtë rezultat pjesa e parë. Në pjesën e dytë, madrilenët shënuan edhe njëherë me Marco Asension, në minutën e 69’. Derisa me këtë rezultat 2-0 përfundoi ky ballafaqim, që ishte edhe testi i fundit para fillimit të kampionatit italian dhe spanjoll.