Real Madridi dorëzohet për Alvarez, Barcelona mbetet e vetme në garë NULL NULL 19.06.2026 15:50 19.06.2026 15:50 Julian Alvarez Real Madridi është tërhequr përfundimisht nga gara për Julian Alvarez, pasi Atletico e Madridit refuzoi një ofertë prej 150 milionë eurosh. Me lojtarë si Mbappe, Vinicius dhe Endrick, klubi madrilen vendosi të mos hyjë në një luftë të pamundur ekonomike, transmeton Klankosova.tv. Tërheqja e Realit ia hap rrugën Barcelonës, e cila e kërkon sulmuesin argjentinas si pasardhësin e Robert Lewandowskit. Megjithatë, transferimi mbetet i vështirë pasi Atletico nuk dëshiron ta shesë yllin e saj te një rival direkt, teksa 26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2030 dhe një klauzolë prej 500 milionë eurosh. Çmimi i tij aktual nuk zbret nën 130-150 milionë euro.