Dyshohet se u vodhën 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës NULL NULL 14.07.2026 15:07 14.07.2026 15:07 Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar penalisht pas një kontrolli ku janë evidentuar parregullsi në administrimin e fondeve. Sipas TopChannel, dyshohet për një mungesë prej rreth 3 milionë eurosh në fondet që lidhen me shërbimet e pagesave, transmeton Klankosova.tv. Posta Shqiptare ka njoftuar se ka marrë masa administrative ndaj personave përgjegjës dhe e ka referuar rastin në Prokurori. Institucioni ka sqaruar se parregullsitë nuk kanë të bëjnë me fondet e pensioneve apo pagesat për pensionistët. Ndërkohë, mësohet se ka dhënë dorëheqje edhe drejtuesja e financës, Valbona Hoti Duni. Hetimet për rastin do të vazhdojnë nga organet kompetente.