Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Real Madrid synon transferimin e yllit të Liverpoolit

NULL NULL
13.11.2025 14:49
Dominik Szoboszlai. Foto: AP

Sipas raportimeve nga Spanja, Real Madrid ka vendosur në shënjestër mesfushorin hungarez Dominik Szoboszlai si përforcim të mundshëm për repartin e mesfushës.

“Los Blancos” e shohin lojtarin e Liverpoolit si një element që mund t’i sjellë cilësi, kreativitet dhe freski skuadrës, sidomos në një periudhë kur disa prej titullarëve janë të lënduar.

Szoboszlai, i njohur për teknikën, goditjet e forta dhe vizionin në lojë, shihet si profil ideal për stilin e Real Madridit. Klubi madrilen tashmë ka nisur kontaktet e para për të eksploruar mundësinë e transferimit të tij në verën e ardhshme. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme