Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Real Madrid synon rikthimin madh në skuadër

NULL NULL
16.09.2025 12:36

Real Madrid po përgatit një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos së ardhshme: rikthimin e talentit Nico Paz, aktualisht pjesë e Como-s në Serie A.

Mesfushori ofensiv 21-vjeçar ka shpërthyer në Itali, ku është bërë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit. Vetëm sezonin e kaluar, ai u shpall “Lojtari i Ri më i Mirë i Serie A”, duke kontribuar me 6 gola dhe 9 asistime.

Këtë edicion, Paz ka nisur fuqishëm: në 3 ndeshjet e para ka realizuar 2 gola dhe 1 asistim. Forma e tij ka tërhequr interes nga klubet angleze, përfshirë Tottenham, që ishte i gatshëm të ofronte 70 milionë euro.

Megjithatë, Real Madrid e ka të rezervuar një klauzolë riblerjeje, e cila pritet të shfrytëzohet në verën e vitit 2026. Xabi Alonso, trajneri aktual i madrilenëve, e sheh Nico Paz si përforcimin ideal për mesfushën e së ardhmes.

lajme të ngjashme