Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Real Madrid mbush arkën nga Nico Paz

NULL NULL
22.09.2025 20:58

Real Madrid pritet të marrë një injektim të papritur financiar prej 50 milionë eurosh falë interesimit të klubeve të Premier League për mesfushorin argjentinas Nico Paz, i cili aktualisht po shkëlqen te Como në Serie A.

Sipas “DefensaCentral”, disa skuadra angleze janë gati të paguajnë deri në 100 milionë euro për 20-vjeçarin, ndërsa “Los Blancos” zotërojnë 50% të të drejtave ekonomike të lojtarit.

Kjo do të thotë se, në rast transferimi, Reali do të arkëtojë automatikisht 50 milionë euro pa pasur nevojë të ndërhyjë drejtpërdrejt në negociata. Një opsion tjetër që ka bordi madrilen është klauzola e riblerjes prej vetëm 10 milionë euro, që do ta sillte lojtarin përsëri në Santiago Bernabéu, por do të hiqte dorë nga fitimi i madh financiar.

Nico Paz, i shpallur lojtari i ri më i mirë në Serie A sezonin e kaluar, po konfirmon talentin e tij me paraqitje mbresëlënëse dhe shihet si një mesfushor me të ardhme të madhe. Vendimi i Real Madridit – të arkëtojë shifrën e majme apo të rikthejë një yll të akademisë – pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së ardhshme.

lajme të ngjashme