Real Madrid humb përkohësisht vendin e dytë në La Liga NULL NULL 04.05.2023 08:41 04.05.2023 08:41 5:1, me këtë rezultat ka shënuar fitore Atletico Madrid kundër Cadizit. Kështu ekipi i Diego Simeones, e ‘rrëmben’ përkohësisht vendin e dytë, duke lënë pas me një pikë më pak rivalin lokal Realin. Dy gola i realizoi francezi, Antonie Griezmann, në minutin e 2-të dhe të 27-të. Alvaro Morata, shënoi për 3:0 në minutin e 49-të e ndërkaq golin e katërt e realizoi Yannick Carrasco, në minutin e 57-të. Golin e nderit për Cadizin, e realizoi Antonio Lozano, në minutin e 72-të. Kurse, për 5:1 shënoi Nahuel Molina, duke ia mundësuar fitoren e thellë Atleticos. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS