Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Real Madrid heq dorë nga transferimi i Willian Pacho

NULL NULL
22.09.2025 21:35

Real Madrid ka vendosur të mos e ndjekë më pistën e mbrojtësit ekuadorian Willian Pacho, i cili aktualisht luan për PSG. Sipas “Fichajes.net”, arsyeja kryesore është ardhja e pritshme e Ibrahima Konaté-s nga Liverpool, i cili mund të transferohet si lojtar i lirë në verë.

Pacho, vetëm 23 vjeç, ka bërë një paraqitje mbresëlënëse te PSG nën urdhrat e Luis Enrique-s, duke u bërë një titullar i padiskutueshëm falë fuqisë fizike dhe shpërndarjes së saktë të topit. PSG nuk ka ndërmend ta shesë për më pak se një shumë shumë të lartë, çka e ka bërë edhe më të vështirë një marrëveshje me madrilenët.

Për momentin, Pacho do të vazhdojë të jetë shtyllë e mbrojtjes pariziene, ndërsa Real Madrid duket i fokusuar te afrimi i Konaté për të forcuar repartin defensiv në verën e ardhshme. / Klankosova.tv

lajme të ngjashme