Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagoi keq pasi u zëvendësua, Gattuso i jep një dënim të pazakontë futbollistit kosovar

NULL NULL
23.10.2024 16:13

Gennaro Gattuso, njihet në opinion për natyrën e tij kontraverse.

Së fundmi ai edhe në një mënyrë të pazakontë e ka dënuar futbollistin e tij, kosovarin Leon Dajaku.

Kjo pasi ky i fundit kishte reaguar tejet në mënyrë impulsive pasi ishte zëvendësuar në ndeshjen kundër Slaven Belupos, që Hajduku nga Spliti e fitoi me rezultat 2:0, shkruajnë mediat kroate transmeton Klankosova.tv

23-vjeçari duhet të paguajë një darkë për të gjithë futbollistët dhe stafin e ekipit, për ta shlyer gabimin që e ka bërë.

Megjithatë, trajneri e ka pranuar kërkim-faljen e Leon Dajakut.

Dajaku pasi ishte zëvendësuar e kishte marrë një shsihe me ujë dhe e kishte hedhur me forcë drejt ulëseve të bankës rezervë, për të shfaqur kështu pakënaqësinë ndaj këtij vendimit./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme