Reagimet në Rahovec: Popoviqi i ofendoi çlirimtarët e Kosovës (VIDEO) NULL NULL 19.07.2025 20:23 19.07.2025 20:23 “Vëllezërit tanë janë viktima pasi terroristët e UÇK-së nuk kanë dashur që serbët të jenë në këto treva”. Këtë gjuhë të urrejtjes kundër Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, e pati të premten Igor Popoviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit, raporton Klan Kosova. Një diskurs i tillë, sipas një veterani të UÇK-së, është jashtëzakonisht shqetësues. Një njohës i çështjeve juridike, tregon se cilat janë masat që mund të ndërmerren për deklarime të tilla. Kundërshtime ndaj deklarimit të Popoviqit patën edhe rahovecasit. Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për këtë çështje duke thënë se zyrtari i lartë i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe do ta marrë dënimin e merituar. /Klankosova.tv