Rasti tragjik në Gjakovë: Mësohet gjendja e tre të plagosurve (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 23:19 07.06.2026 23:19 Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime këtë mbrëmje në Gjakovë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur si pasojë e një përleshjeje fizike në rrugën “Ali Ibra”, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal në Gjakovë, Skender Fetahu tregoi për gjendjen e të plagosurve. “Rreth orës 21:35, në shërbimin emergjent u sollën të lënduarit nga një përleshje, njëri me lëndime të rënda, të cilit i ishte kryer reaminimi por i njëjti nuk ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve të marra. Një tjetër është duke u trajtuar, dhe është pranuar në Spital për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa dy të tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë liruar për në shtëpi me terapi mbështetëse”, u shpreh Fetahu për Klan Kosova. Vrasja e 18-vjeçarit në Gjakovë, policia jep detaje nga rasti i rëndë