Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti që tronditi Prishtinën: Çfarë ndodhi realisht mes mësimdhënësit dhe nxënësit? (VIDEO)

NULL NULL
10.02.2026 14:23

Një rast i rëndë tronditi të hënën opinionin publik, ku sipas pamjeve të qarkulluara nëpër rrjet, një mësimdhënës u pa duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

Mirëpo, sipas psikologut të shkollës, Nazim Mahmuti, rasti nuk ndodhi siç paraqitet në videot e shpërndara, pasi sipas tij, situata është shumë më delikate, transmeton Klankosova.tv.

Ai bëri të ditur se një nxënës ka sharë mësimdhënësin, e pastaj me një grup nxënësish tjerë, siç tha Mahmuti, kanë sulmuar arsimtarin, i cili tashmë ndodhet në paraburgim për 48 orë.

Pos tjerash, sipas Mahmutit, organet e rendit kanë marrë kamerat e sigurisë dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Rasti ka ngjizur në korridorin e shkollës, por çështja është delikate dhe ne nuk mund të japim aq shumë informacione, pasi rasti është duke u hetuar nga organet e rendit. Dua të tregoj se me urdhër të prokurorit, polici hetues sot ka ardhur dhe i ka marrë pamjet e kamerave, rasti është duke u hetuar, dhe nuk është shumë etike të ndajmë shumë informacione. Por çka mund të themi në mënyrë më gjenerale, situata qëndron më ndryshe. Mësimdhënësi është sulmuar në sallën e arsimtarëve. Fillimisht ka pasur sharje verbale, më një fjalor skajshmërisht vulgar. Aty ka mbaruar, ku mësimdhënësi ka shkuar në pauzë, pastaj nxënësit janë futur në sallën e arsimtarëve ku dhe ka ndodhur rasti”, tha Mahmuti në Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai sqaroi deklaratën e tij të djeshme, ku para mediave ishte prononcuar për rastin.

“Ne jemi të shqetësuar për rastin që ka ndodhur. Ajo video është sekuenca e fundit e rastit. Por para se të vazhdojmë me rastin, e ndjej të nevojshme ta sqaroj për popullin,  sepse sikur është një tendencë që psikologu i shkollës është në mbrojtje të dhunës, dhe kjo nuk qëndron assesi. Dje unë kam folur pas autorizimit të drejtorit të shkollës, lidhur me dëshminë e një dëshmitareje. Nuk kam folur si psikolog i shkollës, nuk kam dhënë asnjë qëndrim profesional”, tha Mahmuti.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kolegët e mësimdhënësit të ndaluar mbajtën grevë dyorëshe, dhe kërkuan garanci të rendit në shkolla dhe masa konkrete për të mbrojtur mësimdhënësit.

lajme të ngjashme