Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i rëndë në Skenderaj, dyshohet se një grua me aftësi të kufizuara u dhunua dhe mbeti shtatzënë

NULL NULL
15.03.2025 23:56

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Syriganë të Skenderajt.

Dyshohet se atje një grua me aftësi të kufizuara ishte dhunuar disa muaj më parë, ndërsa ngjarja u zbulua vetëm pasi ajo rezultoi shtatzënë, shkruan Sinjali transmeton Klankosova.tv

Sipas burimeve të kësaj gazete, vëllai i viktimës është paraqitur sot në stacionin policor, ku ka raportuar se motra e tij, e cila ka aftësi të kufizuara dhe nuk mund të flasë, është dhunuar nga një person i panjohur para katër muajsh.

Sipas familjarëve, ngjarja ka mbetur e pazbuluar deri më dje, kur viktima është dërguar për kontroll mjekësor dhe mjeku ka konstatuar se ajo është shtatzënë prej katër muajsh, transmeton Klankosova.tv

Në lidhje me rastin është informuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve për të identifikuar të dyshuarin.
Organet e rendit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Klankosova.tv do të bëjë përpjekje të marrë edhe detaje të tjera lidhur me rastin nga organet e drejtësisë.

lajme të ngjashme