Rashiq: Nuk kishte marrëveshje për kthimin në institucione NULL NULL 22.12.2016 12:44 22.12.2016 12:44 Pjesëmarrja e disa deputetëve të Listës Serbe në seancën e sotme parlamentare është bërë me vetëiniciativë. Kështu ka thënë deputeti serb Nenad Rashiq i cili ka shtuar se nuk ka pasur marrëveshje të përbashkët rreth rikthimit në institucione4ve. “Ne që nga fillimi jemi semi deklaruar se vendimet duhet të merren në mënyrë unike, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Nuk e di se për çfarë arsye disa kolegë tanë filluan sot punën”, ka thënë Rashiq, raporton RadioKim, përcjellë Klan Kosova. Disa nga deputetët e kësaj liste u kthyen sot në Kuvendin e Kosovës, pas një periudhe bojkoti ndaj institucioneve të vendit.