Raportohet se zyrtarët amerikanë, egjiptianë dhe izraelitë do të diskutojnë të dielën për rihapjen e kalimit Rafah NULL NULL 01.06.2024 14:57 01.06.2024 14:57 Arkiv: Palestinezët e zhvendosur në kampin e improvizuar në Rafah, 10 maj, 2024. Foto: AP Një takim midis zyrtarëve amerikanë, egjiptianë dhe izraelitë është planifikuar të zhvillohet të dielën në Kajro për të diskutuar rihapjen e kalimit Rafah të Gazës, tha një burim i nivelit të lartë për televizionin shtetëror të Egjiptit Al Qahera. Egjipti po këmbëngul që Izraeli të tërheqë forcat e tij nga kalimi, raportoi Al Qahera. Izraeli kapi vendkalimin në anën e Gazës në maj gjatë ofensivës së tij në qytetin Rafah përgjatë skajit jugor të enklavës, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv. Kalimet Rafah dhe Kerem Shalom ishin pika kryesore e hyrjes për ushqim, karburant dhe furnizime mjekësore gjatë shtatë muajve të parë të luftës, por në më shumë se tre javë nga 6 deri më 28 maj, vetëm 216 kamionë ndihma hynë në Gaza, tregojnë shifrat e OKB-së.