Raportohet për disa të vrarë në një shkollë në IOWA të ShBA-së NULL NULL 04.01.2024 17:57 04.01.2024 17:57 Është raportuar për disa të vrarë në një shkollë të mesme në shtetin Perry, në IOWA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sherifi i Qarkut Dallas, Adam Infante, në një konferencë të shkurtë për media tha sulmi ndodhi këtë mëngjes në orën 07:37 sipas kohës lokale. Ai theksoi se policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes brenda shtatë minutave nga raportimi i rastit, dhe kishte hasur në disa viktima si pasojë e të shtënave me armë zjarri, shkruan BBC transmeton Klankosova.tv Infante nuk dha detaje rreth numrit të viktimave apo të plagosurve. Ai theksoi se ngjarja e rëndë ndodhi ende pa filluar mësimi. Sherifi i Dallasit shtoi se i dyshuari është identifikuar por që refuzoi të jepte edhe më shumë detaje rreth identitetit të tij.