Raporti i SPAK-ut gjatë 2025, Braho: 6 procedime për zyrtarë të lartë, u bllokuan mbi 24 milionë euro NULL NULL 27.04.2026 11:05 27.04.2026 11:05 Klodjan Braho, kreu i SPAK, ka nisur raportimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2025. Gjatë raportimit, Braho foli për korrupsionin, ku tha se mbetet shqetësues. “Korrupsioni mbetet shqetësues dhe përfshin zyrtarë në disa fusha. Nga 186 në 220 çështje për korrupsion. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, gjysma janë dërguar në gjykatë dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket hetimit financiar, punojnë 12 hetues dhe priten edhe 4 të tjerë”, tha ai. Ai po ashtu kërkoi sot rishikimin e legjislacionit për veprat penale që shkojnë në institucionin që drejton. Megjithëse deklaroi se SPAK-u në këto momente nuk ka nevojë për ndryshime të rëndësishme në legjislacion, tha se fasha e veprave të korrupsionit nga 50 mijë lekë të reja, duhet të rritet, pasi kjo, sipas tij, rrit numrin e çështjeve. Braho ndër të tjera theksoi se rastet e referuara nga institucionet publike janë rritur gjatë vitit 2025. Në raportimin përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ai deklaroi se rastet e referuara nga Policia janë rritur me 70%, ndërsa çështjet e referuara nga institucionet publike janë rritur me 15%. Hetimet e iniciuara nga institucionet publike kanë qenë një nga shqetësimet e SPAK-ut në vitet kur ky institucion drejtohej nga Altin Dumani, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.