Raphinha sërish ia jep fitoren heroike Barçës në Lisbonë NULL NULL 05.03.2025 22:59 05.03.2025 22:59 Barcelona e ka mundur Benfikën 0:1 ndonëse luante me një lojtar më pak nga minuta e 22-të. Pau Cubarsi mori karton direkt të kuq duke lënë bashkëlojtarët në baltë. Mirëpo, Raphinha edhe njëherë tregoi dhëmbët pasi realizoi golin e fitores përballë pesë mbrojtësve. Braziliani shënoi në minutën e 61-të të takimit për 1:0 por kaq mjaftoi që katalunasit ta rrëmbejnë fitoren. Ai kishte qenë vendimtar edhe në fitoren e janarit në sezoni ne rregullt, kur katalunasit kishin fituar 4:5. Ndeshja u emetua LIVE në kanalin Sport 2 të platformës Art Motion.