Raphinha i pandalshëm për Realin, Barcelona fiton Superkupën NULL NULL 11.01.2026 22:02 11.01.2026 22:02 Barcelona ka mposhtur rivalin e përjetshëm Real Madridin me rezultat 3-2, duke arritur të fitojë Superkupën. Raphina zhbllokoi rezultatin kur shënoi për 1-0 në minutën e 36-të të takimit. Periudha më dramatike ishte padyshim loja shtesë e pjesës së parë kur ranë tre gola brenda pesë minutave. Fillimisht Vinicius Juniori barazoi për 1-1 në minutën e dytë shtesë kur mori topin nga mesi i fushës dhe kreu gjithçka vetë. Dy minuta pas tij, Robert Lewandowski ktheu epërsinë e katalunasve. Ndërkaq, në minutën e gjashtë shtesë Gonzalo Garcia realizoi për Mbretërit duke e barazuar edhe një herë rezultatin. Në pjesën e dytë, hero u bë Raphinha kur shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për katalunasit, duke ia siguruar Barcelonës Superkupën e Spanjës për herën e 16-të.