Ramush Haradinaj e Jakup Krasniqi intervistohen sot në Hagë NULL NULL 24.07.2019 07:35 24.07.2019 07:35 Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj do të merret so në pyetje nga Gjykata Speciale. Top Channel mësoi se seanca e pyetjeve do zhvillohet në orën 09:30, në Hagë, në pyetje do të merret edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës. Pritet që policia holandeze të shtojë prezencën në perimetrin e tribunalit pasi mund të organizohen protesta nga komuniteti shqiptar që jeton në këtë shtet. Shukri Buja, një tjetër ish-drejtues i UÇK-së, është intervistuar sot. Atij i janë lexuar pyetjet nga prokurorët, por ka refuzuar të përgjigjet. Buja nuk është pyetur për çështje të veçanta, por për rolin e zinxhirit komandues në luftë. Gjykata Speciale është ngritur për të hetuar raportin e Dick Marty, ku pretendohet për krime ndaj serbëve gjatë luftës së Kosovës. Ndonëse kjo gjykatë vepron në bazë të ligjeve kosovare, selia e saj është vendosur në Hagë.