Ramiqi për sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Ky ishte momenti më i duhur për ta kryer (VIDEO) NULL NULL 13.06.2025 23:29 13.06.2025 23:29 Ish-ushtaraku Fuad Ramiqi ka folur për sulmin që Izraeli e nisi në orët e para të së premtes ndaj Iranit, duke thënë se ky veprim që është marrë tash, ka qenë i paralajmëruar. Ramiqi tha se përgatitjet për një sulm të tillë kanë filluar që nga mandati i parë i presidentit amerikan, Donald Trump, në mënyrë që të parandalojë Iranin që të ketë një arsenal bërthamor. “Ky veprim që është marrë tash ndaj Iranit, ka qenë i paralajmëruar, pak a shumë i ditur. Këto përgatitje kanë filluar që nga mandati i parë i Trumpit kur ka qenë president i Shteteve të Bashkuara, i cili ka miratuar një plan që populli palestinez të zhvendoset nga Gaza dhe të hyjë me Iranin në bisedime për të asgjësuar apo parandaluar që Irani të ketë një arsenal bërthamor që do të ishte rrezik për Izraelin”. “Në mandatin e dytë, këto ngjarje nuk kanë qenë jo të rastësishme, por kanë qenë të planifikuara deri te momenti që Irani duhet të neutralizohet që të mos jetë më rrezik për Izraelin, i cili është faktor numër një destabilizues në Lindjen e Afërt dhe Lindjen e Mesme”, tha Ramiqi në Edicionin Special në Klan Kosova. Tutje, ai u shpreh se për Izraelin, ky ishte momenti më i mirë për ta sulmuar Iranin, pasi sipas tij, Rusia është peng i veprimeve të veta në luftën e Ukrainës. “Izraeli nuk ka pasur moment më të mirë të veprojë sesa tash, meqenëse Rusia është peng i veprimeve të veta në luftën e Ukrainës dhe ajo nuk mund ta fajësojë një shtet tjetër apo të jetë aleat i Iranit dhe Izraeli e ka shfrytëzuar këtë me ndihmën direkte të Amerikës”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 2 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 8 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 10 orë më parë