Sorensen rreth takimit me Vuçiqin: Diskutuam për normalizimin e raporteve me Kosovën NULL NULL 14.06.2025 18:05 14.06.2025 18:05 Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në margjinat e konferencës së GLOBSEC. Në një postim në X, Sorensen shkruan se në takim kanë folur për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. “Diskutuam një numër hapash konkretë të nevojshëm për të përshpejtuar normalizimin e raporteve me Kosovën”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.