Alpinistja nga Mitrovica ngjitet në Mont Blanc (VIDEO) NULL NULL 06.07.2026 08:01 06.07.2026 08:01 Abide Ujkani Alpinistja nga Mitrovica, Abide Ujkani, është ngjitur në një nga majat më të larta të Evropës Perëndimore, në Mont Blanc. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se alpinistja ishte veç 800 metra afër për ta prekur majën e Mont Blanc-ut, transmeton Klankosova.tv. “Ajo ka nisur një ekspoditë serioze drejt kësaj maje, për disa ditë është ngjitur ku ka arritur në pikën më serioze të kësaj maje. Megjithatë, për shkak të kushteve atmosferike ajo u detyrua ta ndërpresë rrugëtimin e saj”, u shpreh Boshnjaku në Klan Kosova.