Henderson lëndohet pa luajtur as edhe një minut NULL NULL 06.07.2026 09:29 06.07.2026 09:29 Kombëtarja e Anglisë ka siguruar një vend në çerekfinalen e Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 3:2 ndaj Meksikës në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales. Megjithatë, festa e anglezëve u zbeh nga një incident i pazakontë që përfshiu mesfushorin me përvojë, Jordan Henderson. Henderson pësoi një lëndim gjatë festimit të njërit prej golave, pasi rrëshqiti teksa kalonte pranë tabelave reklamuese dhe u rrëzua në fushë. Si pasojë e incidentit, stafi mjekësor u detyrua të ndërhynte për t’i ofruar ndihmën e parë. Përveç lëndimit, mesfushori anglez u ndëshkua edhe me karton të verdhë për mënyrën e festimit. Me këtë fitore, Anglia avancon në çerekfinale, ku do të përballet me Norvegjinë në luftën për një vend në gjysmëfinale.