Milos Kerkez do t’i bashkohet me Liverpoolin, është çështje kohe NULL NULL 14.06.2025 18:12 14.06.2025 18:12 Futbollisti i Bournemouthit, Milos Kerkez, ka marrë vendimin e tij dhe nuk po dëgjon asnjë nga klubet e tjera. Ai e ka ndarë mendjen që t’i bashkohet kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit. Marrëveshja është e sigurt, dhe tani është vetëm çështje kohe dhe hapash teknikë për ta finalizuar atë. Hungarezi ka qenë njëri ndër talentët më të spikatur sezonin e shkuar në Premier Ligë.