Ramën e “priti” shqiponja para drekës me Kancelarin e Gjermanisë NULL NULL 14.10.2024 13:57 14.10.2024 13:57 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, aktualisht gjendet në Gjermani, atje ku po mbahet Procesi i Berlinit. Kreu i qeverisë shqiptare para drekës së punës në zyrën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ndau një fotografi me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Rama ka pozuar krah një shqiponje. “Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”, shkroi kryeministri shqiptar, njofton Klankosova.tv.