Ramë Lahaj hap sonte festivalin në Prishtinë, tregon për synimet e tij NULL NULL 21.07.2022 10:55 21.07.2022 10:55 Nga kjo e enjte e deri më 31 korrik në Prishtinë do të mbahet festivali i vetëm i llojit të tij në rajon “Ramë Lahaj International Opera Festival”. Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, thotë se synimi i këtij festivali është që të ndërtojë një urë mes skenës kosovare e asaj ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv. Në një konferencë të përbashkët për media, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh i lumtur që ky festival po shënon edicionin e dytë në kryeqytet. “Kryeqyteti çdo herë do ta përkrah iniciativën e Ramë Lahajt dhe miqve të tij”, tha Rama. Në konferencën hapëse prezent ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrullah Çeku, njofton Klankosova.tv.