Rama takohet me kryeministrin e Izraelit, flasin për sigurinë kibernetike NULL NULL 23.10.2022 17:00 23.10.2022 17:00 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar për vizitë zyrtare në Izrael këtë të diel. Rama ka takuar homologun e tij izraelit, Yair Lapid, me të cilin ndau edhe fotografi në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv. Mesh tjerash, Rama bëri të ditur se në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit. “Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, ka shkruar Rama në Facebook. Gjatë vizitës së tij pritet të takohet dhe me presidentin Isac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.