Rama sot në Athinë, do të takohet me shqiptarët atje NULL NULL 12.05.2024 09:30 12.05.2024 09:30 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Sot me fillim nga ora 11:00, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Athinë. Rama ka publikuar dhe vendin e takimit, që u caktua pas disa ditësh angazhimi për ta gjetur, përcjell Klankosova.tv. “Me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë”, thuhej në njoftim. Ndryshe, takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Greqi do të mbahet ne stadiumin Galatsi.