Abdixhiku: Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së Kurtit NULL NULL 09.07.2026 18:26 09.07.2026 18:26 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë që do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Albin Kurtit për takim. “Unë sot kam marrë një letër ftesë për takim me kryetarin e LVV-së, z. Kurti, në formatin 1+1. Pra, këtë here do të takohemi 2 me 2 dhe do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, ka thënë Abdixhiku, njofton Klankosova.tv. “Do ta bëj publike për gjithë vendin që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri tani. Ky është komunikimi i parë zyrtar që kemi pasur pas përfundimit të zgjedhjeve”, vijoi ai. Abdixhiku njoftoi se LDK-ja më vonë do të dalë me një komunikatë rreth kësaj situate pas mbledhjes që ka mbajtur sor.