Nisi marrëdhënie me dhunuesen e 17-vjeçares, pezullohet polici në Fier NULL NULL 09.07.2026 17:59 09.07.2026 17:59 Vajzat që dyshohet se dhunuan 17-vjeçaren dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka pezulluar një efektiv policie në Fier. Arsyeja e pezullimit është fakti se efektivi kishte hyrë në një marrëdhënie me njërën prej autoreve që dhunuan fizikisht 17-vjeçaren në Fier, raporton A2cnn. Ngjarja e dhunës u bë publike pak ditë më parë, pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje ku 19-vjeçarja, së bashku me dy vajza 15-vjeçare, shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje. Pas publikimit të pamjeve, Policia e Fierit arrestoi 19-vjeçaren, ndërsa rasti shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.